Diagnoza dhe mjekimi
Në një bisede me juve do te bisedojë lidhur me ankesat e Tuja aktuale, për atë se në cilin kontekst kanë lindur ato ankesa si dhe lidhur me situatën Tuaj aktuale.
Në këtë rast ndoshta duhet te referoni edhe lidhur me problemet Tuaja intime, çka është nganjëherë edhe e domosdoshme,për me e gjetur gjenezën e sëmundjes dhe me këtë edhe mjekimin e saj.
Në raste të caktuara çka është shumë e preferuar,duhet bërë kontrolle mjekësore apo edhe laboratorike ose radiologjike për me e eliminuar një sëmundje trupore si shkaktar te sëmundjes psikike apo për ta përcjellë rrjedhën e mjekimit të sëmundjes me ilaçe si:
- Analizat laboratorike
- EEG(regjistrimi i potencialeve elektrike të kokës)
- EKG(regjistrimi i potencialeve elektrike të zemrës)
- Ekzaminimet radiologjike si tomografia kompjuterike e kokës ose rezonanca magnetike e kokës
- Testimi psikologjikë për ta analizuar gjendjen aktuale shpirtërore ose shkallen e aftësisë se trurit
- Ekzaminimi i gjithanshëm mjekësor lidhur me sëmundjet e mundshme trupore
Pas përfundimit të diagnostikimit do ta bëjmë se bashku planin e mjekimit. Në këtë rast munden të aplikohen këto metoda mjekuese:
- Biseda psikiatrike në këtë termin
- Eventualisht mjekimi me ilaçe/medikamente
- Ushtrimet c´lodhëse apo relaksimi si trajnimi vetëvlerësues apo autogjen dhe relaksimi progresiv-muskulor
- Mjekimi psikoterapikë , unë si specialist i terapisë suportive aplikojë këtë metodë psikoterapike