Psikosomatika
Trupi dhe shpirti apo mendja jonë janë të pa ndashme njëra me tjetrën.
Nëse shpirti ndjehet mirë, atëherë edhe trupi është i shëndosh.
Nëse trupi është i sëmurë, atëherë kjo ka ndikim në gjendjen tonë shpirtërore.
Psikosomatika (Psiko-shpirti dhe soma –trupi) tregon kjart se trupi dhe shpirti duhet të trajtohen si një tërësi dhe se janë në varshmëri apo lidhje reciproke njëra me tjetrën.
Trupi reflekton apo pasqyron ndjenjat apo emocionet tona.
Kjo vërehet në situatat tona të përditshme si: dikush skuqet prej marres,dridhet prej frikës apo ka rrahje apo goditje të shpeshtë të zemrës tek shqetësimet.
Apo në të kundërtën, edhe shpirti reagon poashtu si reaksion ndaj asaj çka trupi tani përjeton: njeriu nervozohet nëse ka godit me kokë diçka ose neveritesh po kaluan insektet nëpër trupin tuaj.
Pra Psikosomatika niset prej këtyre modeleve shpjeguese:
- Shenjat trupore janë simbole që pasqyrojnë procese të nënvetëdijes
- Shenjat trupore janë rezultat apo rrjedhojë e konflikteve shpirtërore, në ketë rast kemi reaksione specifike trupore që janë po ashtu specifike për konflikte të caktuara shpirtërore
- Shenjat trupore paraqiten tani pasi personi i tille nuk posedon resurse për ti përpunuar ose zgjidhur konfliktet psiçike
Pra, kjo është një sëmundje që karakterizohet me simptome trupore por e shkaktuar dhe mbajtur gjalle përmes proceseve psikike apo shpirtërore.
Kështu është vërtetuar shkencërisht se këto sëmundje munden të mjekohen shumë mirë dhe suksesshëm përmes psikoterapisë.
“ Trupi është përkthyes i shpirtit në diçka që shifet”