Dr. med. Skender Munishi (Uni-Prishtina)
Facharzt für Psychiatrie und Psychotherapie

Psikoterapia

Psikoterapia si formë e mjekimit të sëmundjeve psiçike luan një rol shumë me rëndësi në mjekimin e sëmundjeve mentale dhe psiko-somatike.

Psikoterapia është një proces i vetëdijshëm dhe qëllimshëm apo planifikuar  për me i ndryshuar ose influencuar  sjelljet e çrregulluara, zvogëlimin  ose mjekimin e vuajtjes shpirtërore  si dhe përballimin e konflikteve brenda psiçike  (intrapsiçike) dhe ndernjerëzore.

Thënë thjesht, principi kryesor i mjekimit te pacientëve është  mjekimi përmes bisedave apo ushtrimeve.
Metodat  e psikoterapisë janë të shumëllojshme, kemi terapi individuale apo grupore.

Forma me e njohurë e psikoterapise është nder të tjera terapia suportive (gj. Verhaltenstherapie).
Unë jamë një terapist  që jam i kualifikuar dhe  unë edhe e  praktikoje në praksen time ketë formë të terapisë.

Terapia suportive niset prej asaj se, çdo sjellje është e mësuar, mbahet e „gjalle“ose aktual dhe po ashtu mundet me u c´mësuar.

Sjelljet  nuk kuptohen  tani  vetëm si  sjellje dhe reaksione trupore  qe shihen apo vërehen nga jashtë.  Shumë ma shumë janë ato qe nuk shihen apo vërehen në shikim të par si ndjenjat,mendimet, motivet dhe vlerësimet.

Çrregullimet psiçike trajtohen nga terapia suportive si sjellje të gabueshme(jo adekuate) por edhe të mësuara  në adaptim ndaj stimulit  të brendshëm dhe të jashtëm përkundër psikanalizës që mendon se çrregullimi psiçik është një konflikt i brendshëm dhe i pavetëdijshëm.

Pra Terapia Suportive  mundohet që të mësuarit e gabueshëm të ç´vlerësohet apo te ´çmësohet ose personi i sëmur  ta mësoj  atë që i duhet dhe nuk e ka mësuar.

Synim i rëndësishëm i punës sonë  të përbashkët është që Ju të jeni në gjendje të jeni terapist i vetvetes. Kjo d. th. Ndihmë për vetë-ndihmë.