Filozofia e ordinancës sonë:
“Qe ëndrra madhështore te behët realitet duhet pasur aftësi te mëdha ëndërrimi, por para se gjithash besim ne atë ëndërr”
(Hans Selye)
Ëndërrimi dhe shpresa janë një nder virtytet me rëndësi të njeriut. Me rëndësi për të mbet i shëndetshëm apo për tu shëruar dhe për organizimin e një ardhmërie të suksesshme në të gjitha sferat e jetës. Këto virtyte e forcojnë vullnetin, vetëbesimin dhe optimizmin që janë elemente shume të rëndësishme dhe të domosdoshme për përballimin e sfidave të ndryshme në jetë qoftë sëmundja, stresi apo sfida tjera jetësore.
Por edhe besimi.
Besimi në vetvete , në terapeutin dhe ardhmërinë apo suksesin ose mjekimin tuaj.
Në kuadër të sëmundjes dhe krizave shpeshherë janë vetëbesimi dhe shpresa te luhatura.
Detyra ime është qe në kuadër te mjekimit tuaj që unë si terapeut të besoje në mjekimin tuaj, aftësitë dhe resurset e tuaja për ti përballuar këto sfida apo perspektiven tuaj , ta ruaj apo përmirësoje vetëbesimin , shpresën dhe vullnetin . Këtë do ta bëjë qoftë me medikamente, qoftë me psikoterapie. Kjo kërkon gjithashtu durim.
Në punën time është njeriu me biografin e tij në qendër të mjekimit.
Si bazë e veprimeve të mija terapeutike janë respekti, sinqeriteti dhe besimi.
Ruajtja e intimitetit apo mbajtja sekret e te dhënave tuaja është gjë e natyrshme.
“Nuk është me rëndësi se sa keni bërë diçka për dikë, me shumë është me rëndësi se sa me dëshirë dhe respekt i bëni ato gjëra”
(Anjeze Gonxha Bojaxhiu-Nena Tereze(1910-1997)