Psikiatria
Psikiatria është një degë e specializuar e cila për-definicion përfshin dijen, përvojën dhe kualifikimin për ti zbuluar, parandaluar, diagnostikuar, mjekuar dhe rehabilituar sëmundjet psiçike dhe psikosomatike përmes aplikimit të metodave socio-psikoterapike apo medikamenteve.
Thënë thjesht, psikiatria merret me te gjitha çrregullimet që i përkasin shëndetit mental, pa marrë parasysh se a është etiologjia ose shkaktari ai trupor ose trunor/mendor.
Psikiatri është një specialist i cili ketë ndryshim me karakter të një sëmundje apo çrregullim të ndjenjave, të menduarit, por edhe të afekteve apo disponimit, të fuqisë apo energjisë, kujtesës ose mbajtjes mend , përjetimeve dhe sjelljeve ekzaminon,hulumton dhe mjekon semundjet mendore.
Etiologjia apo prejardhja e sëmundjeve psikiatrike është e shumëllojshme. Shpeshherë është disbalancimi i shkëmbimit te lendeve trunore apo ndryshimi strukturore te substancës trunore shkaktar i sëmundjes.
Po ashtu përjetimet aktuale apo ndodhitë e të së kaluarës por të pakëndshme, konfliktet shpirtërore apo intrapsikike dhe ndërnjerëzore munden të qojnë të një çrregullim psikik.
Përballë kësaj etiologjie shumëdimensionale është edhe mjekimi dhe rehabilitimi i sëmundjeve psikike apo mendore po ashtu shumëdimensional përmes një sistemi zingjiror te mjekimit si ai ambulator, pjesërisht(klinik ditore) klinikor apo mjekimi i plote në klinik.
Mjekimi optimal i të sëmbuarve me sëmundje psikike kërkon një bashkëpunim të ngushtë me lëmit tjera të mjekësisë si neurologji, mjekësia interne apo e përgjithshme.
Njohurit neuro-biologjike, psikologjike dhe socio-shkencore janë të nevojshme dhe shume ndihmuese në mjekimin e këtyre sëmundjeve.