Botimi i librave profesionalë dhe manualeve këshillimore
Kam kënaqësinë t'ju njoftoj se deri më tani kam botuar pesë libra profesionalë në gjuhën shqipe. Qëllimi im është që t'u ofroj specialistëve njohuri të thelluara, si dhe t'u jap personave të prekur dhe familjarëve të tyre ndihmë praktike për vetëndihmë.
Libri 1: „Psikotrauma dhe stresi posttraumatik“
Kjo vepër i kushtohet shfaqjes dhe pasojave klinike të traumave (p.sh. pas luftës, dhunës apo aksidenteve). Ai u shërben mjekëve, psikiatritëve dhe psikologëve si një bazë e shëndoshë për trajtimin kompetent të njerëzve të traumatizuar.
Libri 2: „Këshilla / Trauma dhe përballimi i saj“
Një udhëzues praktik për personat e prekur. Ai i ndihmon ata të kuptojnë më mirë pasojat e traumës dhe të zhvillojnë burime vetjake për të formësuar në mënyrë aktive procesin e shërimit.
Libri 3: „Rifitimi i lirisë“
Ky libër përshkruan procesin psikoterapeutik përmes një historie suksesi. Ai tregon se si pacientët, përmes angazhimit dhe terapisë, mund të mposhtin "marrjen peng" nga frika dhe trauma.
Libri 4: „Skizofrenia“
Një libër profesional mbi një nga sëmundjet më komplekse psikiatrike. Ai ndriçon në mënyrë të detajuar shfaqjen, ecurinë dhe mundësitë moderne e premtuese të trajtimit për personelin mjekësor dhe terapeutik.
Libri 5: „Këshilla / Skizofrenia dhe mjekimi i saj“
Një manual psiko-edukativ për pacientët dhe familjarët e tyre. Ai përcjell njohuri të rëndësishme mbi simptomat, psikofarmakët dhe metodat terapeutike, me qëllim optimizimin e menaxhimit të sëmundjes në përditshmëri dhe përmirësimin e prognozës.
Informacion mbi porositë
Të gjithë librat mund të gjenden drejtpërdrejt në praktikën time në Mynih ose mund të porositen lehtësisht përmes eBay. Detaje të tjera mbi përmbajtjen dhe informacione shtesë mund të gjeni gjithashtu në rubrikën tonë [Info].
Promovimi i librit të parë
Promovimi u mbajt më 2 janar 2022 në Kolegjin UBT në Prishtinë. Këtë e ka transmetuar edhe televizioni madhështor RTK (mund të shihet edhe në YouTube)më 9 nëntor 2022 në emisionin “Kronika e Librit”.
Pajtimi i gjaqeve në Koosovë
Me kënaqësinë dhe krenarinë me të madhe tregoj se edhe unë si i ri, isha pjese e rinisë se Kosovës, qe ju bashkëngjita aksionit te rinisë për pajtimin e gjaqeve- si varrë e vjetër- e qe mund te shihet në një dokumentar: Pajtimet e gjaqeve Verrat e Llukës - "Kurrë më" në kujtim te regjisorit të ndjerë Nezir Istrefi TVP" në vitet 90 e qe ju priu i nderuari, i madhi dhe për jete i gjalli ANTON QETA. Në këtë sekuencë shihen momente (sekunda e 21-22) të pajtimit(Anton Qeta, falësi dhe unë- si udhëheqës i këtij aksioni) kur e mbajtëm tubimin në Polluzhë të Drenasit ku arritëm në atë kohë ti pajtojmë 11 gjaqe : PAJTIMI i GJAQEVE: download.
Gazeta "Süddeutsche Zeitung" publikoi me 30.22.2015 artikullin lidhur me temen: Trauma dhe rikujtimi i tmershem i refugjateve te traumatizuar:"Rikujtimi i tmerrshem-Schreckliche Erinnerung " ne faqen e vete-Webseite Süddeutsche Zeitung: download.
Gazeta "Süddeutsche Zeitung" publikoi me 16.02.2016 artikullin lidhur me temen: Trauma dhe Refugjatet:"Kur koka behet fushebetej-Wenn der Kopf zum Schlachtfeld wird" dhe mund te gjindet ne faqen- Webseite Süddeutsche Zeitung: download.
Gazeta "Shtegu" publikoi ne shkurt 2016 artkullin: "Dr. Skender Munishi mahnitë „Sueddeutsche Zeitung“ me angazhimin e tij ndaj refugjateve" dhe mund te gjindet ne faqen-Webseite Shtegu: download.
Revista e shoqates se mjekeve bavarez(Münchner Ärztliche Anzeige) raportoi ne fletushken 15/2016(faqja e 6) te dates 23..Juli 2016 lidhur me nje tubim te kesaj shoqate me moton: Traumata dhe refugjatet/"Kurajo per trajtim" ku une isha i ftuar si foles lidhur me trajtimin e refugjateve ne Minhen dhe mund te gjindet ne faqen-Webseite ÄKBV-München: download.
Revista e punetorve te klinikave te Bavarisëse se eperme(kboDIALOG / faqe 23)) nga marsi 2017 raportoi ne fletushken e saj 18 lidhur me KBO-simpoziumin me mbititull: simpoziumi me mbi 500 vizitorë / mjekesia pa kufij - Migrimi dhe shëndeti mendor ku une si refernet referova lidhur me temen "kujdesi apo trajtimi jashte-klinike i refugjatëve" në Bayernkaserne-Mynihut dhe mund te gjindet na faqen-Webseite kbo-Kliniken der Bezirk Oberbayern: download.
Televizioni i dyte gjerman ZDF raportoi me 21.07.2017 ne emisionin -magazina e mengjesit- lidhur me temen: Jeta pas sulmit amok ne Minhen - me titull :"Memoriali pas sulmit amok ne Minhen" ku une sie ekspert u konsultova/intervjova dhe gjindet ne faqen - Webseite ZDF-Morgenmagazin: download.
Intervjuja e ime u ritransmetua poashtu nga kanali ZDF me 22 Juli ne programin: Pasqyra e Landeve-Länderspiegel me Titullin: "Nje vit pas atentatit ne Minhen/Jeta me humbjen-Leben mit dem Verlust" dhe mund te gjindet ne faqen- Webseite te ZDF-Länderspiegel: download.
Kanali B5 i transmetuesit Bayerische Rundfunk- raportoi me 30.07.2017 ne emisionin magazina nderkulturore lidhur me temen: Trajtimi i refugjateve ne München/Emisioni- Magazina nderkulturore me titul :"Ambulanca per refugjat- ndihma me barriera" ku une sie ekspert u konsultova/intervjova dhe gjindet ne faqen B5akttuell-BR: Ambulanz für Flüchtlinge: download.
Televizioni
Zonja dhe zotërinj, ju informoji me kënaqësi se kisha nderin dhe kënaqësinë te jem mysafir i kolegut dhe bashkë- kohanikut tim( si në shkollë të mesme të mjekësisë po ashtu edhe në studime -fakulteti i mjekësisë- ) Dr. Naim Abazit -në emisionin „Odeon“ me 25.03.2023 bashkë më Prof. Dr. Emrush Thaqii-n Docent në Kolegjin UBT/dega Psikologji dhe redaktor i librit tim të parë “Psikotrauma dhe stresi posttraumatik”. Emisioni mund te ndiqet në YouTube.
Promovimi i librit të parë
Promovimi u mbajt më 2 janar 2022 në Kolegjin UBT në Prishtinë. Këtë e ka transmetuar edhe televizioni madhështor RTK (mund të shihet edhe në YouTube)më 9 nëntor 2022 në emisionin “Kronika e Librit”.
Pajtimi i gjaqeve në Koosovë
Me kënaqësinë dhe krenarinë me të madhe tregoj se edhe unë si i ri, isha pjese e rinisë se Kosovës, qe ju bashkëngjita aksionit te rinisë për pajtimin e gjaqeve- si varrë e vjetër- e qe mund te shihet në një dokumentar: Pajtimet e gjaqeve Verrat e Llukës - "Kurrë më" në kujtim te regjisorit të ndjerë Nezir Istrefi TVP" në vitet 90 e qe ju priu i nderuari, i madhi dhe për jete i gjalli ANTON QETA. Në këtë sekuencë shihen momente (sekunda e 21-22) të pajtimit(Anton Qeta, falësi dhe unë- si udhëheqës i këtij aksioni) kur e mbajtëm tubimin në Polluzhë të Drenasit ku arritëm në atë kohë ti pajtojmë 11 gjaqe : PAJTIMI i GJAQEVE: download.
Gazeta "Süddeutsche Zeitung" publikoi me 30.22.2015 artikullin lidhur me temen: Trauma dhe rikujtimi i tmershem i refugjateve te traumatizuar:"Rikujtimi i tmerrshem-Schreckliche Erinnerung " ne faqen e vete-Webseite Süddeutsche Zeitung: download.
Gazeta "Süddeutsche Zeitung" publikoi me 16.02.2016 artikullin lidhur me temen: Trauma dhe Refugjatet:"Kur koka behet fushebetej-Wenn der Kopf zum Schlachtfeld wird" dhe mund te gjindet ne faqen- Webseite Süddeutsche Zeitung: download.
Gazeta "Shtegu" publikoi ne shkurt 2016 artkullin: "Dr. Skender Munishi mahnitë „Sueddeutsche Zeitung“ me angazhimin e tij ndaj refugjateve" dhe mund te gjindet ne faqen-Webseite Shtegu: download.
Revista e shoqates se mjekeve bavarez(Münchner Ärztliche Anzeige) raportoi ne fletushken 15/2016(faqja e 6) te dates 23..Juli 2016 lidhur me nje tubim te kesaj shoqate me moton: Traumata dhe refugjatet/"Kurajo per trajtim" ku une isha i ftuar si foles lidhur me trajtimin e refugjateve ne Minhen dhe mund te gjindet ne faqen-Webseite ÄKBV-München: download.
Top 3 Psikiatrit në Mynih ë Mynih
„Jam shumë i lumtur për vlerësimin si një nga tre psikiatrit më të mirë në Mynih nga portali i pavarur ThreeBestRated®. Ky njohje konfirmon angazhimin tim të përditshëm për një kujdes mjekësor në nivelin më të lartë profesional.“ Këtu gjeni detajet dhe linkun: https://threebestrated.de/psychiater-in-muenchen
Besimi Juaj – Cilësia Jonë: Vlerësimi Top në Mynih
„Një nder i madh: Renditja 'Beste München' aktualisht më liston ndër 10 psikologët më të mirë në Mynih. Për mua, kjo është një konfirmim i vlefshëm i punës sime dhe një premtim për ju, që të vazhdoj të garantoj standardet më të larta në terapi dhe këshillim.“Këtu gjeni detajet dhe linkun: https://www.bestemunchen.com/psychologen/
Ligjërata ime si ligjërues i ftuar në Kolegjin UBT në Prishtinë
Më 25 Maj 2026, me ftesë të Prof. Thaqi, pata nderin të mbaj një ligjëratë speciale në Kolegjin UBT në Prishtinë, si ligjërues i ftuar përpara studentëve dhe profesorëve të shkencave mjekësore.Gjatë këtij prezantimi, trajtova tematika qendrore të psikiatrisë dhe psikoterapisë moderne, duke sjellë përvojën time klinike dhe standardet rigoroze të shkollës gjermane të Mynihut. Fokus të veçantë i kushtova metodologjisë sime për trajtimin e psikotraumës dhe integrimit të protokolleve të reja diagnostikuese në Kosovë.Ngjarja zgjoi një interes të jashtëzakonshëm akademik dhe hapi rrugën për bashkëpunime të reja shkencore mes dy vendeve tona.
Shkarkoni Përmbajtjen e Plotë të Ligjëratës
Materiali akademik që kam prezantuar në Prishtinë është i qasshëm si material studimor për studentët dhe kolegët mjekë:
👉 [Kliko këtu për të shkarkuar materialin e plotë të ligjëratës në PDF]:
Për të parë njoftimin zyrtar dhe imazhet e publikuara nga vetë uebsajti i UBT-së, mund të vizitoni linkun e tyre zyrtar këtu: https://www.ubt-uni.net/sq/fakulteti-i-psikologjise-ne-ubt-sjell-ekspertize-nderkombetare-me-dr-skender-munishin/
Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Mynih, u zhvillua një mbrëmje e veçantë shkencore, akademike dhe kulturore. Në këtë ngjarje festive, u bë promovimi i korpusit të librave të mi si autor dhe mjek psikiatër, psikoterapeut e ekspert forenzik në Mynih.
Nën praninë e shumë bashkatdhetarëve, kolegëve, intelektualëve dhe mysafirëve të nderuar, u prezantua rrugëtimi shkencor dhe klinik i këtyre pesë veprave, të cilat tashmë shërbejnë si literaturë studimore akademike edhe në universitetet e Kosovës:
Trilogjia e Psikotraumës: Libri klinik dhe manualet praktike për trajtimin e traumave dhe rrugëtimin drejt lirisë shpirtërore.
Monografitë mbi Skizofreninë: Udhëzuesit shkencorë dhe këshillat praktike për profesionistët, pacientët dhe familjarët e tyre, bazuar në shkollën elitare të psikiatrisë gjermane.
Një Falënderim i Përzemërt
Me këtë rast, unë dhe familja ime dëshirojmë të shprehim falënderimet më të nxehta dhe mirënjohjen e thellë për:
Konsullin e Republikës së Kosovës, z. Afrim Nura, për mikpritjen e jashtëzakonshme, patronazhin dhe mbështetjen institucionale.
Stafin e mrekullueshëm të Konsullatës, për organizimin e shkëlqyer dhe kujdesin e treguar që kjo mbrëmje të rrethohej nga një atmosferë dinjitoze dhe festive.
Auditoriumin e nderuar dhe të pranishmit e shumtë, pjesëmarrja, interesi dhe fjalët e ngrohta të të cilëve e bënë këtë promovim një kujtim të paharrueshëm.
Dhuratë për Auditoriumin dhe Kontribut për Shkencën
Si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e madhe dhe vlerësimin e treguar, vendosa që të gjithë pjesëmarrësve në auditorium t'u dhuroja librat e mi krejtësisht falas. Ky gjest fisnik dhe bujar u mirëprit me emocione, duartrokitje dhe falënderime të shumta nga të pranishmit.
Gjithashtu, me qëllim të pasurimit të fondeve librore e shkencore në hapësirën shqiptare, dhurova zyrtarisht nga 10 ekzemplarë për secilin libër (gjithsej 50 libra) për Konsullatën dhe institucionet tona, duke dëshmuar kështu misionin tim të vazhdueshëm për transferimin e dijes dhe për t'i kthyer borxhin shëndetit mendor të popullit tonë.
Liria e një kombi fillon med çlirimin gjeografik, por përmbushet plotësisht kur shpirti i individit çlirohet nga prangat e traumës. Ky korpus librash është një urë modeste e shkencës gjermane në shërbim të shoqërisë shqiptare.
Galeria e Ngjarjes dhe Njoftimi Zyrtar
Për të parë atmosferën, fotografitë nga tubimi dhe njoftimin zyrtar, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: https://www.facebook.com/100064679409622/posts/1465229245643042/?mibextid=wwXIfr&rdid=iRg4Yyoy4FGxJMgE#








