Biografia ime
Unë jam një shqiptar i lindur në Kosovë.
Mbas mbarimit të shkollës se mesme mbarova fakultetin e mjekësisë në Prishtinë.
Mbas mbarimit të vitit praktik në shumë reparte të klinikave universitare në Prishtinë u bëra mjek i praksës se përgjithshme.
Me pastaj punova si mjek përgjithshëm në një Poliklinik.
Në karrieren tim të metutjeshme punova në “Klinik am Homberg “në Bad Wildungen(terapi suportive).
Më vonë vazhdova punën në klinikën psikiatrike ,në repartin e narkomanisë dhe repartin për pleq, të qarkut në Deggendorf.
Prej vitit 2002 e deri tek hapja e ordinancës sime punova në kliniken e psikiatrisë në Augsburg si degë akademike e mësimit të universitetit Ludvig-Maximilian në Munih (shef: Prof. M.Schmauss ) ku edhe e përfundova më sukses specializimin.
Paralelisht e bëra kualifikimin për psikoterapi (terapi suportive) paralelisht në po këtë klinik dhe tek Dr. Hippler, zonja Görlitz dhe zoti Scholz (Ordinanca psikoterapie – psikologjike) si dhe kualifikimin për Hipnozë si formë e dytë e psikoterapisë tek Instituti MEG (Shoqëria Milton./Erikson )në Munih.
Unë kam po ashtu kualifikimin e ashtuquajtur “trajtimi bazik i narkomanisë”.
Unö punova po ashtu në kliniken neurologjike rehabilituese në Bad Gëgging , vit ky që është i domosdoshëm për kryerjen e specializimit.
Prej 01.04.2009 jam specialist i psikiatrisë dhe psikoterapisë (terapia suportive) i pranuar nga Akademia e mjekëve të Landit të Bavarisë(gj. Bayerische Landesrztekammer) pasi këtu e dhashë me sukses provimin për specialist.
Unë poashtu kam kualifikimin e ashtuquajtur “Traumaterapeut" pasi kreva me sukses kualifilimin per kete te Profesori Willi Butollo ne Minhen".
Unë jam ,me sa jam unë i informuar, mjeku i par dhe i vetmi shqipfolës si psikiatër dhe psikoterapeut më ordinancë private në regjionin gjermanofoles por ndoshta edhe me tutje.
Po ashtu unë flasë gjuhen serbo/kroate.